Takimi Haradinaj- Thaçi | Foto: ZKM

Thaçi e Haradinaj Flasin për Integrimet Euroatlantike

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Ramush Haradinaj është takuar sot me Presidentin Hashim Thaçi.

Në komunikatë bëhet e ditur se Haradinaj e Thaçi kanë diskutuar rreth agjendës euroatlantike të Kosovës

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin bisedoi rreth bashkërendimit në përmbushjen e agjendës shtetërore që ndërlidhet me integrimet euro-atlantike, sundimit e ligjit dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në komunikatë.

Komunikata sqaron se dy liderët u pajtuan që të koordinohen rreth sfidave me të cilat përballet Kosova.

“Të dy liderët institucionalë u pajtuan për koordinimin e strategjisë dhe veprimeve të përbashkëta rreth sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova, në konsolidimin shtetëror dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, shpjegon komunikata.

Haradinaj e Thaçi edhe pse të dy i takonin UÇK-së dhe më pas partive që dolën prej saj, nuk kanë pasur raporte të afërta. Ata u afruan vetëm kur Haradinaj u litrua nga Gjykata e Hagës, ndërsa Thaçi si kryeministër organizoi pritje shtetërore për të.