Thaçi dhe Delawie do të Nënshkruajnë Sot një Marrëveshje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie do të nënshkruajnë sot amandamentimin e Marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore.

Marrëveshja përfshin përkushtimin e qeverisë së SHBA-ve për të ndihmuar institucionet e Kosovës për të realizuar reformat të cilat do të shtyjnë para zhvillimin e Kosovës.