Greg Delawie - Foto: KALLXO.com
Ish-ambasadori: Serbia është kërcënim për paqen në Ballkan, jo Kosova
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar ndaj disa deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq deklaroi së fundmi se “do të mbrojë popullin serb në Kosovë nëse NATO nuk do ta bëjë një gjë të tillë”. Duke aluduar në një sulm nga autoritet kosovare mbi pakicën serbe në veri të Kosovës.
Por, deklarimet e presidentit serb i ka demantuar ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Ai e ka quajtur Serbë si luftënxitëse.
“Luftë nxitje në Ballkan nga Vuçiq. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mire”, ka shkruar ai në rrjetin shoqëror “Twitter”.
Në fillim të javës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u takuan në kryeqytetin evropian në një përpjekje të radhës për të nënshkruar një ujdi, por takimi përfundoi pa një marrëveshje.
Warmongering in the Balkans from Vucic. Make no mistake, Serbia is the real threat to peace here, not Kosovo. #KFOR, the #NATO peacekeeping force, will do its job. This is a well-written story that does not “both sides” the situation. https://t.co/Hlmt8RvPun
— Amb Greg Delawie (@GregDelawie) August 22, 2022