Hashim Thaçi | Foto: KALLXO.com

Thaçi: Çdo Kërcënimi do t’i Përgjigjemi

Presidenti Hashim Thaçi në Manifestimin “Ditët e Shqipes” tha se çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi

“Kosova nganjëherë po balafaqohet edhe me kërcënime të drejtpërdrejta të Serbisë. Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi siç u jemi përgjigjur edhe më herët”, tha Thaçi në ditën kur po kujtohet Beteja e Koshares.

Thaçi foli edhe për betejën që shënoi thyerjen e kufirit.

“U arrit një fitore historike- shembja e gurit të piramidës së kufirit që kishte ndarë tokat shqiptare”, tha Thaçi, duke kujtuar se në kohën e kësaj beteje “UÇK-ja ishte e aftë për t’u përballur me forcat serbe në luftë frontale”.

Thaçi i konsideroi gjenerata të lumtura të gjithë ata që pritën pavarësinë e Kosovës.