Tërhiqet turpi i 50 vjeçarit, dyshohet se u vra nga vëllai dhe nipat

Pas ekzaminimeve të nevojshme Mjekësia Ligjore e ka tërhequr trupin e M.N., i cili është gjetur i vdekur gjatë operacionit të kërkimit nga Policia e Kosovës dhe FSK-ja.

Rreth orës 18:30 automjetet e Mjekësisë Ligjore, të Policisë dhe Prokurorisë janë larguar nga Reka e Allagës, në bjeshkët e Rugovës, ku është gjetur trupi i pajetë i një personi për të cilin është raportuar nga Policia se është sulmuar edhe me sëpata nga të afërm të tij.

Rasti ishte raportuar të premten në mbrëmje.

Dhe, trupi i viktimës është gjetur sot pasdite.

Lidhur me rastin janë arrestuar 3 persona, njëri prej të cilëve është i mitur.

Prokuroria ka kërkuar sot paraburgim për të tre.

KALLXO.com ka siguruar foto nga momenti kur janë tërhequr automjetet e Mjekësisë Ligjore, Policisë dhe Prokurorisë së Pejës.

18:04

Në vendin ku është gjetur i vdekur M.N., në fshatin Reka e Allagës, në bjeshkët e Rugovës, tashmë ka arritur edhe Mjekësia Ligjore.

M.N. është gjetur pa shenja jete sot pasdite në një operacion kërkimi të Policisë dhe FSK-së.

Për vendndodhjen e tij nuk dihej që nga e premtja në mbrëmje, kur është raportuar se ai është sulmuar nga të afërm të tij, sulm në të cilin dyshohet se janë përdorur edhe dy sëpata, të cilat Policia i ka konfiskuar në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin Policia ka arrestuar 3 të dyshuar, njëri prej të cilëve është i mitur.

Për tre të dyshuarit Prokuroria e Pejës ka kërkuar paraburgim.

Këto janë fotot e momentit kur Mjekësia Ligjore arrin në vendin e ngjarjes, pak para orës 18:00.

17:49

Policia e rajonit të Pejës, e ndihmuar nga pjesëtarë të FSK-së, kanë arritur ta gjejnë sot trupin e pajetë të M.N. për të cilin ishte raportuar se familjarë të tij i kanë shkaktuar plagë të rënda.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të premten në mbrëmje.

Lidhur me rastin janë arrestuar 3 të dyshuar, njëri prej të cilëve i moshës së mitur.

Policia ka konfiskuar edhe dy sëpata të cilat dyshohet se janë përdorur në sulmin që ka ndodhur në Qafë e Broqit.

Pak më herët, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha për KALLXO.com se M.N. është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allagës, në malet e Rugovës.

Trupi i viktimës vazhdon të jetë në vendin ku është gjetur.

KALLXO.com ka siguruar këto fotografi nga vendi i ngjarjes.