Ilustrim

Të Lidhur për Tregtinë

Tregtia vazhdon të jetë sektori më i përhapur në afarizimin biznesor në vend.

Ky sektor del se ka më shumë punë apo qarkullim dhe gjithashtu punëson më tepër.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë se në Kosovë në vitin 2015, gjysma e ndërmarrjeve në vend i takon sektorit të tregtisë, pastaj radhitet sektori i industrisë përpunuese dhe sektorë të tjerë me më pak ndërmarrje.

Këto të dhëna ASK-ja i bëri të ditura me publikimin e “Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve 2015”.

“Sipas rezultateve të dala në këtë publikim, rezulton se sipas sektorëve ekonomikë numri më i madh i ndërmarrjeve i takon: tregtisë me 16 920 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (50.6%); industrisë përpunuese me 4 528 ndërmarrje (13.5%); akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim me 3 713 ndërmarrje (11.1%); shërbimeve biznesore dhe shërbimeve të tjera me 3 201 ndërmarrje (9.6%);

Pastaj, sipas Agjencisë së Statistikave radhitet ndërtimtaria “me 2 629 ndërmarrje (7.9%); transporti dhe magazinimi me 1 219 ndërmarrje (3.6%); informacioni dhe komunikimi me 881 ndërmarrje (2.6%); industria nxjerrëse 165 ndërmarrje (0.5%); furnizimi me ujë, kanalizimi, menaxhimi i mbeturinash dhe aktivitete të revitalizimit të tokës me 150 ndërmarrje (0.4%); si dhe furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 59 ndërmarrje (0.2%),” thuhet në publikimin e ASK-së.

Sektori i tregtisë dhe industrisë përpunuese, prijnë në krahasim me sektorët tjerë edhe sa u përket punësimeve.

“Sa u përket numrit të të punësuarve dhe të vetëpunësuarve sektori i tregtisë përbën rreth 55 768 të punësuar, ose shprehur në përqindje (35.9%); industria përpunuese 23 651 të punësuar (15.2%); shërbimet biznesore 17 100 të punësuar (11%); ndërtimtaria 15 354 të punësuar (9.9%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim 12 965 të punësuar (8.4%); furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 8 045 të punësuar (5.2%); informimi dhe komunikimi 8 019 të punësuar (5.2%); si dhe sektorët e tjerë kanë më pak se 5% të punësuar,” tregojnë shifrat e ASK-së.

Në njoftimin e ASK-së thuhet se ndërmarrjet tregtare dominojnë edhe në qarkullim të realizuar me 56 për qind. Dukshëm më pak qarkullim kanë ndërmarrjet e kompanive përpunuese-vetëm 12.1 për qind, pastaj renditen ndërmarrjet ndërtimore me qarkullim 10.1 për qind, kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël.

Sipas ASK,  pagesa mesatare mujore sillet rreth 354 euro sipas këtyre aktiviteteve.

KALLXO.com shkroi edhe më herët për dominimin e tregtisë si sektor biznesor në Kosovë.

http://kallxo.com/dominon-tregtia-ne-bizneset-e-reja/

http://kallxo.com/tregtia-prin-te-bizneset-e-reja/