Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

Sulm ndaj policit në Prizren

Në Prizren është arrestuar një person, pasi qëi i njëjti nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarit policor.

I dyshuari ka filluar të bëjë rezistencë fizike me ç’rast lëndohet polici duke pësuar lëndime trupore dhe dërgohet në spital për trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.

Rasti, i cili po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar, ka ndodhur në rr. “Srebrenica”, dje rreth orës 5:00.