Foto: Kallxo.com

Spitali i Ferizajt ‘nuk është në grevë’

Spitali i Ferizajt e ka përgënjeshtruar një deklaratë të përfaqësuesit të kolegjiumit të kirurgëve se punëtorët e këtij spitali u janë bashkuar atyre në grevën e nisur tash e disa javë.

Drejtori i këtij spitali Jeton Zeqiri tha për KALLXO.com se dje një numër i mjekëve kanë bërë një shkresë në përkrahje të grevës së kirurgëve por, sipas tij, kjo nuk ka nënkuptuar hyrjen në grevë.

“Spitali i Ferizajt nuk është në grevë. Dje me datën 15 një grup i mjekëve e kanë bërë një shkresë për përkrahje të kirurgëve dhe ortopedëve ndërsa sot në grevë kanë qenë vetëm mjekët ortopedë mirëpo pas takimit me Këshilltarin e Lartë të Ministrit të Shëndetësisë u pajtuam që greva të pezullohet dhe t’i japim shancë procedimi të ligjit”, tha ai.

Sipas Zeqirit, puna në spitalin e Ferizajt po vazhdon normalisht