Skandaloze:Gjendje e rëndë në QKUK pacienti blen dorëza për mjekët

Në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, familjarët e një pacienti të operuar janë detyruar të blejnë dorëza sterile në mënyrë që doktori të kryejë vizitën pas operative.

Këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social qytetari Rushit Rimanishta.

“20 vjet mas lufte. 11 vjet shtet.  Në QKUK, në Klinikën e Ortopedisë vjen motra dhe mjeku me kontrollue varrën e pacientit pas operacionit, nuk e hapin varrën pa pasë dorëza sanitare. I afërmi i pacientit detyrohet me shkue vrap në barnatore dhe me i ble dorëzat. Rrnoftë Kosova Republikë!”, ka shkruar Rimanishta në një postim të tij në Facebook.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me drejtorin e Klinikës së Ortopedisë, Arbër Tolaj, por ai nuk ka qenë i qasshëm për të dhënë një koment të menjëhershëm rreth rastit.

Postimi i qytetarit për mungesat bazike në QKUK.

Mungesa ka pasur edhe në Klinikën e Gjinekologjisë.

Viti 2019  e ka gjetur Barnatoren Qendrore me furnizim me kompresat llaporatomike nga viti paraprak. Ato kanë qenë të mjaftueshme deri me datën 25 Janar të këtij viti. Furnizimi ka ardhur dy muaj më vonë, me datën 28 mars Barnatorja është furnizuar me kompresa të cilat i ka distribuuar në Klinikën e Gjinekologjisë.

KALLXO.com ka raportuar se në Klinikën e Gjinekologjisë ka pasur edhe mungesë të penjve për intervenim operativ.

https://kallxo.com/gjendje-e-rende-ne-qkuk-pamje-kur-qytetari-detyrohet-ti-bleje-penjte/

Mungesa bazike ka pasur edhe muaj më parë kur Klinika e Gjinekologjise nuk ka pasur as shampon e as letër.

https://kallxo.com/mungese-e-shamponeve-dhe-letrave-higjienike-ne-qkuk/

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës në përgjigjen dhënë KALLXO.com për të gjitha këto mungesa tha se është bartë fondi prej Ministrisë së Shëndetësisë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe përgjegjëse për furnizim do të jetë SHSKUK.

“Tani e tutje jemi duke nënshkru kontrata maksimalisht, ne si mjekë e kuptojmë pak ma ndryshe furnuizimin ka ndodhë një operator që për shkak të taksës për 2 muaj nuk ka sjellë tretje fiziologjike, ata që nuk furnizojnë largohen”, tha ai.

KALLXO.com është duke e përcjellë gjendjen e furnizimit me materiale bazike për kryerjen e punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës