FOTO KUVENDI I KOSOVES

Shtyhet seanca e Kuvendit për ‘bllokimin e KQZ-së nga Thaçi’

Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar se është shtyrë seanca e jashtëzakonshme për KQZ-në, e paraparë të mbahet të mërkurën në orën 10:00.

“Për shkak të manifestimit shtetëror të Epopesë së UÇK-së, më datë 5, 6 dhe 7 mars, deputeti Sami Kurteshi, në emër të deputetëve nënshkrues, ka kërkuar shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme ‘lidhur me bllokimin e KQZ-së nga Presidenti’, e paraparë të mbahet të mërkurën, më 6 mars, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e Kuvendin.

Sipas komunikatës, thuhet se 2shtë kërkuar që seanca të mbahet më 13 mars 2019, nga ora 10:00. ​