FOTO ILUSTRIM: Trotuar me kubëza betoni

Shtrohen Trotuare në 13 Fshatra të Fushë-Kosovës

Komuna e Fushë-Kosovës ka filluar realizimin e projektit për shtrimin e trotuareve në 13 fshatra dhe në pjesë të ndryshme të qytetit.

Sipas Komunës, trotuaret do të shtrohen me kubëza betoni.

Nga ky projekt do të përfitojnë fshatrat Graboc i Poshtëm, Bardh i Madh, Pomozotin, Bardh i Vogël, Sllatinë e Vogël, Sllatinë e Madhe, Harilaq, Henc, Vragoli, Miradi e Poshtme, Miradi e Epërme, Kuzmin dhe Lismir.

Zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli, tha për KALLXO.com se vlera e projektit “Rregullimi i trotuareve në Fushë-Kosovë dhe në fshatra” është 169.518,55 euro.

Sipas Topallit, projekti financohet nga të hyrat vetanake dhe nga grantet qeveritare.

“Projekti pritet të realizohet për 30 ditë pune”, tha po ashtu për KALLXO.com zëdhënësi i Komunës.