Ilustrim

Shtohen rastet e zjarrvënieve në pyje, 6 raste për 24 orë

Me afrimin e pranverës ka filluar të rritet edhe numri i zjarreve në male.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur disa raste të zjarrit në male.

Njëri rast ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Epërme në Podujeve rreth orës 19:00 ku është raportuar se si pasoje një zjarri gjatë pastrimit të një pemishte ishte djegur edhe një pyll pronë private,

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Krojmir të Lipjanit. Aty një person ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri pesë hektarë pyll. Nuk raportohet për të lënduar.

Tjetër rast është edhe fshatin Grackë e Vjetër  të Lipjanit, ku rreth orës 17:15 është raportuar se nga djegia e barishteve janë përfshi nga zjarri edhe varrezat ortodokse serbe të fshatit.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

https://kallxo.com/lipjan-digjen-drute-e-shkolles/

Rastet e tjera kanë ndodhur në rajonin e Pejës.

Në fshatin Babiq rreth orës 15:00 një person ka raportuar se një i dyshuar i ka vënë zjarrin një sipërfaqe prej 80 ari të pyllit të tij.

Në lidhje me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Kurse rasti tjetër në Pejë ka ndodhur në rrugën “Asllan Qeshëm” rreth orës 11:00 ku dy persona kanë njoftuar disa persona të tjerë i kanë vënë zjarri një pylli.

Për këtë rast nuk është raportuar asnjë arrestim.

https://kallxo.com/zjarre-aktive-ne-suhareke-shkaktohen-deme-te-medha/

Rast të zjarrvënies pati edhe në Klinë.

Në fshatin Dresnik rreth orës 15:30 është raportuar në polici për një zjarr në një hapësirë fushore dhe malore ku si pasojë e saj ishte përfshirë edhe një shtëpi e pabanuar e një serbi.