Së Paku 43 të Vdekur nga Zjarret në Pyje në Portugali

Një zjarr katastrofik i pyjeve në Portugali ka lënë të vdekur 43 persona, thonë zyrtarët.

Sipas raportimeve shumë persona vdiqën duke u përpjekur të iknin nga zona e Pedrógão Grande, 50 km në juglindje të Coimbra me makinat e tyre.

Gjithashtu, disa zjarrfikës janë në mesin e 59 të lënduarve.

“Për fat të keq kjo duket të jetë tragjedia më e madhe që kemi parë vitet e fundit sa i përket zjarreve në pyje”, tha kryeministri Antonio Costa.

Ai tha se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tej, shkruan BBC.

Mediat në Portugali raportojnë se zjarri nuk është nën kontroll, pavarësisht se janë 600 zjarrfikës që punojnë për ta shuar atë./21Media