Zjarr në pyje - Foto: Rtv21

VIDEO: Kroacia përdor dronë për rimbjelljen e pyjeve

Fluturake të telekomanduara, që shpërndajnë fara, po lëvizin nëpër qiejt e Kroacisë, në një përpjekje ajrore për t’i rimbjellë pyjet e largëta, të dëmtuara nga zjarret – një iniciativë të cilën mbështetësit e saj synojnë ta promovojnë nëpër botë.

“Përparësia e këtij sistemi është se ne mund ta dublojmë atë, pastaj me më shumë dronë që fluturojnë në të njëjtën kohë mund të mbulohet një zonë shumë më e madhe. Praktikisht, për një ditë, me 5 apo 6 dronë të tillë, ne mund t’i mbulojmë 10 hektarë« , thotë Ivan Vidakoviq, pilot droni.

Projekti po udhëhiqet nga “Magic Forest”.

Kompania po synon të marrë pjesë në një nismë të Bashkimit Evropian për të mbjellë 3 miliardë pemë shtesë deri më 2030.

“Dallimi është në shpejtësinë e mbjelljes, të cilën ne mund ta mundësojmë, sot kemi miliona ari tokë pyje që po zhduken për shkak të zjarreve apo prerjes. Ne mundësojmë shpejtësi të mjaftueshme që të zihet hapi, sepse ne ofrojmë teknologji dronësh që mund të lëshojnë shpejt këta topa me fara dhe ato përmbajnë një formulë të patentuar që u mundëson farave të mbijnë shumë shpejt dhe me shumë sukses”, thotë Dushan Jelliq, udhëheqës i projektit./REL