FOTO ILUSTRIM

Shtetasja e Shqipërisë arrestohet në Pejë për kalim ilegal të kufirit

Një shtetase e Shqipërisë është ndaluar dje nga policia për kalim të paautorizuar të kufirit.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 22:00, në rrugën Pejë- Deçan, njësitë policore kanë ndaluar të dyshuarën, e cila nuk posedonte asnjë dokument identifikimi.

Pas verifikimit nga ana e policisë, është vërtetuar se e njëjta e ka pasur të ndaluar qëndrimin në Kosovë në periudhën prej gjashtë muajve.

Në lidhje me këtë rast, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe me urdhër të tij e njëjta është dërguar në mbajtje.