Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti - Foto: Facebook

Shpend Ahmetit të ardhurat nga paga iu shtuan për 78 euro

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në deklarimin e pasurisë për këtë vit nuk ka deklaruar ndryshime të mëdha nga ai i vitit të fundit.

Ai ka deklaruar se vazhdon të qëndrojë përkohësisht në shtëpinë e vëllait të tij.

Kryetari Ahmeti ka deklaruar pagën e tij vjetore si kryetar Komune, e që del se është më e madhe sesa ka deklaruar vitin e kaluar.

Më 2017, Shpend Ahmeti kishte deklaruar se paga e tij vjetore është 16 mijë e 618 euro. Ndërsa në deklarimin e fundit të 2018, Ahmeti thotë se paga e tij vjetore është 16 mijë e 696 euro, apo 78 euro më shumë.

Mirëpo Ahmeti sipas deklarimit që e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit këtë vit është rimbursuar nga Komuna më pak sesa vitin e kaluar.

Më 2017 ai ishte rimbursuar nga Komuna me 760 euro, ndërsa në 2018 ai ka deklaruar se është rimbursuar për 376 euro, apo 384 euro më pak.

Veturën e tij të tipit ‘Skoda’, Ahmeti e ka vlerësuar me 1 mijë euro më pak se sa vitin e kaluar. Tani vetura e tij ka çmimin e 9 mijë eurove.

Ai ka deklaruar se bashkë me gruan e tij posedojnë 5 mijë euro para në institucionet bankare, 200 euro më pak se sa vitin e kaluar që kishin deklaruar 4 mijë e 800 euro.

Ahmeti ka deklaruar edhe 600 euro borxh nga kredit kartelat bankare.