FBI në një zonë krimi - Foto: REL/EPA

ShBA, sulm me armë zjarri në një festival të artit

Një sulm me armë zjarri la të vdekur një person dhe 20 të tjerë të lënduar në një festival të artit në Nju Xhersi, të dielën.

Katër nga të lënduarit, duke përfshirë një djalë 13 vjeçar, janë në gjendje të rëndë.

Të dyshuarit hapën zjarr në 2:45 të mëngjesit gjatë Festivalit të Artit që zgjat tërë natën, duke shfaqur ushqim, art dhe muzikë lokale.

Një nga të dyshuarit, 33 vjeçar, u vra.

I dyshuari tjetër është në mbajtje.

Autoritetet deklaruan se të paktën 1,000 persona ishin prezentë gjatë sulmit. (REL)