Policia amerikane në një zonë krimi - Foto: REL/AFP

Një grua vret tre persona dhe më pas veten në Meriland

Një grua ka vrarë tre persona dhe ka plagosur tre të tjerë pare se të kthente armën drejt vetes në një sulm në Merilland.

Të shtënat kanë ndodhur të enjten në një qendër të shpërndarjes së barnave farmaceutike në Perriman, afër Baltimores.

Policia ka thënë se sulmuesja, 26 vjeçare, ka vdekur për shkak të plagëve të vetëshkaktuara. Motivet e sulmit ende nuk dihen.

Të shtënat masive të kryera nga gratë janë shumë të rralla, pasi më shumë se 95 për qind prej tyre në Shtetet e Bashkuara kryhen nga burrat.

Sherifi i Qarkut Hardford, ka thënë se sulmuesja ka qenë punëtore e përkohshme, e cila është raportuar të ketë punuar si zakonisht mëngjesin e së enjtes.

Policia ka thënë se ka qenë në vendin e sulmit pesë minuta pas incidentit.

Zyrtarët e kanë gjetur sulmuesen në gjendje të rëndë, derisa ajo ka vdekur si pasojë e plagëve në spital.

Identiteti i sulmueses ende nuk është bërë i ditur.

Zyra e Sherifit, u ka bërë thirrje banorëve të largohen nga zona, mirëpo më vonë përmes një postimi në Twitter ka thënë se “nuk ka kërcënim tjetër për komunitetin”. (REL)