Policia amerikane - Foto: Ilustrim

Teksas, 5 të vrarë dhe 21 të plagosur

Të paktën pesë persona mbetën të vrarë dhe 21 të tjerë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Teksas.

Njëri nga viktimat e plagosura u identifikua një vajzë 17 muajshe, transmeton rtv21.tv.

I pari që u qëllua ishte një polic që ndaloi makinën e personit të armatosur mes qyteteve të Midland dhe Odessa, të shtunën rreth orës 3:25 pasdite.

Sulmuesi vazhdoi të qëllojë edhe shoferë të shumtë dhe kalimtarë.

Në një moment, ai braktisi makinën e tij dhe vodhi një kamion postar.

Ai u qëllua për vdekje nga policia në një kompleks kinemaje.

Motivi i personit të armatosur, i cili ishte në mesin e viteve të 30-ta, është ende i paqartë. Katër javë më parë, 22 njerëz u vranë nga një person me armë zjarri në qytetin teksasian El Paso./21Media