7 persona të vrarë në një incident të armatosur në SHBA

Një person i armatosur dyshohet se i ka vrarë 7 persona përpara se të arrestohej në Kaliforni të hënën, vetëm dy ditë pas një incidenti tjetër më të shtëna ku mbetën të vrarë 11 persona në një sallë vallëzimi.

Sulmet e fundit ndodhën në dy vende të veçanta në qytetin bregdetar të Gjirit të Half Moon.

Sulmuesi u identifikua se është 67-vjeçari Zhao Chunli, një banor lokal.

Ky incident i armatosur vjen ndërkohë që SHBAi mban zi për vdekjet në parkun Monterey me shumicë aziatike gjatë festimeve për Vitin e Ri Hënor.

I dyshuari të hënën u filmua nga kamerat e lajmeve duke u kthyer në zyrën e Sherifit të Qarkut San Mateo rreth dy orë pas sulmit.

Katër viktimat e para u zbuluan në një fermë kërpudhash ndërsa tre të tjerat u gjetën më vonë në një biznes të kamionëve aty pranë. Motivi i sulmit të armatosur është ende i panjohur.

Gjiri i Half Moon është një qytet i vogël bregdetar me rrënjë bujqësore që tani jetojnë rreth 12,000 njerëz. Qyteti dhe zona përreth qarkut San Mateo është i njohur për prodhimin e luleve dhe perimeve. Ky Qark e lejon kultivimin e kanabisit në zona të caktuara./BBC