Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/AP

Serbia refuzon propozimin e ShBA-së për Kosovën

Beogradi nuk do të pranojë propozimin e Amerikës për të njohur Kosovën.

Po ashtu, Beogradi zyrtar e cilëson “hipokrite” kërkesën që iu bë presidentit, Aleksandar Vuçiq, në letrën për Ditën e Shtetit nga homologu i tij amerikan, Donald Trump.

Sipas mediumit serb “Novosti”, kjo thirrje që bëhet në vigjilje të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës është skandaloze, dhe pala serbe atë e sheh si ‘aksion të sinkronizuar’ për ta vënë në kurth Serbinë për ta pranuar pavarësinë e Kosovës, transmeton rtv21.tv.

Trump në ditën kur i ka shkruar Hashim Thaçit për t’ia uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, letër i ka shkruar edhe presidentit serb, për Ditën e Shtetit.

Ai u ka kërkuar edhe njëherë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sivjet duke propozuar njohje të ndërsjellë./21Media