Foto-ilustrim

Sekuestrohen 152 Aparate të Lojërave të Fatit

Sipas komunikatës së Doganës këto aparate janë sekuestruar në Prishtinë.

“Pas dyshimeve fillestare se kompani të caktuara janë në posedim të aparateve për lojëra të fatit të cilët shmangin taksën e akcizës, njësitë e doganës mbrëmë kanë lokalizuar vendndodhjen e një depoje në Prishtinë, ku potencialisht gjenden këta aparate,” thuhet në komunikatë.

Komunikata shpjegon se “Dogana ushtroi kontroll të befasishëm në orët e vona të mbrëmjes duke sekuestruar 127 aparate të lojërave të fatit, 24 lojëra të fatit Racing-Dogs dhe 1 Black Jacke Pays Gold”.

Një gjykim ndaj 11 personave që akuzoheshin se detyronin bizneset për t’i mbyllur kazinotë dhe për të larguar aparate të caktuara të lojërave të fatit përfundoi me hedhje poshtë të aktakuzës në janar të këtij viti.

http://kallxo.com/pushon-procedura-penale-ne-rastin-apex/ [interaction id=”56f653234b49b9796cf4185f”]