Foto: Ilustrim

I rrahën Vëllanë, Tenton t’i Shkelë me Veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Koshare të Ferizajt për rrezikim të trafikut publik, pasi që i njëjti ka tentuar t’i godasë me veturë dy këmbësorë.

Policia njofton se sipas të dyshuarit ai tentoi t’i shkelë dy personat, për arsye se njëri nga ta ia kishte rrahur vëllanë një ditë më parë.

Rastin e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt Agim Shala që tha se viktimat janë në gjendje të mirë.

“Viktimat ishin këmbësorë dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari ka pranuar veprën dhe për momentin është në mbajtje,” shpjegoi Shala.

Sipas raportit të policisë, viktimat janë duke  u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt.