Ilustrim - Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Rrah bashkëshorten jashtëmartesore në prani të fëmijëve

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin pasi kishte shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës duke sulmuar fizikisht bashkëshorten  jashtëmartesore.

Viktima është sulmuar në praninë dy fëmijëve të mitur.

Rasti, i cili po trajtohet si shkelje e urdhrit mbrojtës, ka ndodhur dje rreth mesditës në rr. “Lole Ribar”, në Mitrovicën Veriore.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.