Roja Rrëfen si i Zbuloi ‘Terroristët’ te Liqeni i Badovcit

Njëri nga dëshmitarët kyç në rastin e njohur si “Badovci” ka rrëfyer në “Drejtësia në Kosovë” për zhvillimet e mesnatës së 10 korrikut të vitit të kaluar.

Rojtari i liqenit ka dhënë detaje për mënyrën se si u zbulua plani për të filmuar video propagandistike të ISIS-it në plazhet e liqenit të Badovcit.

Milam V. ka dhënë detaje se si njëri nga rastet e terrorrizmit u zbulua krejt rastësisht kur rojat e liqenit dyshuan se dikush po tentonte të vendoste rrjeta ilegale për të peshkuar në liqenin 15 kilometra në lindje të Prishtinës.

“Kemi menduar se janë peshkatarë dhe i kanë vendosur rrjetat. Kur e kemi ndalë makinën dhe e kemi kontrolluar kemi hasur në maska dhe uniforma ushtarake”, ka rrëfyer dëshmitari për “Drejtësia në Kosovë”.

Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Enis Latifii, Milazim Haxhia dhe Fehmi Musa, ishin arrestuar në mesnatën e 10 korrikut, në afërsi të liqenit të ‘Badovcit’, nën dyshimin se ishin duke përgatitur ndonjë akt terrorist tek diga e liqenit. Prokuroria pretendon se grupi pati për qëllim filmimin e një videoje me përmbajtje propagandistike për organizatën terroriste ISIS. Grupi është duke u gjykuar në gjykatën e Prishtinës.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: