Kthehen nga Europa azilkërkuesit shqiptarë - Foto: Facebook

Riatdhesohen nga Franca e Belgjika 30 Shqiptarë

30 shtetas shqiptarë janë kthyer nga Franca e Belgjika me një avion të posaçëm pasi që shkelën rregullat e Schengenit.

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Rovena Voda, tha se ky është operacioni i parë, por operacionet e riatdhesimit gjatë vitit 2018 do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, madje me një ritëm edhe më të lartë se viti 2017.

Zëvendësministrja përsëri u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos e shikojnë azilkërkimin si rrugën e vetme për të emigruar jashtë vendit.

Voda tha se së bashku me institucionet përgjegjëse po hartojnë një dokument politikash për migracionin, që parashikon ofrimin e më shumë mundësive të zgjidhjes këtu për shqiptarët, që tentojnë azil në vendet e BE-së. Zëvendësministrja shprehet se ky dokument do të shoqërojë masat e shtuara për kontrollin kufitar, për frenimin e fenomenit të azil kërkimit.