Reagon sindikata e pavarur e RTK-së për zgjedhjen e drejtorit gjeneral

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka reaguar për zgjedhjen e drejtorit gjeneral të Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas tyre kjo zgjedhje është absurde dhe antiligjore duke shtuar se bordi i RTK-së vendimin e ka bazuar në vetëm gjashtë vota.

“Vendimi i sotëm i Bordit është më skandalozi i marrë ndonjëherë nga ky organ mbikëqyrës. SPRTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga Komisioni Parlamentar për Medie, që të marrin të gjitha masat në mënyrë që ky konkurs të kthehet në gjendjen fillestare si dhe procesi të zhvillohet në përputhje me ligjin e RTK-së. Neni 32 pika 3 e Ligjit të RTK-së e thotë qartë se për zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorit gjeneral të RTK-së duhen 2/3 e anëtarëve të Bordit, që i bie se duhen së paku 7 vota nga 11 sa është gjithsej numri i anëtarëve të Bordit”, thuhet në reagim.

Ndryshe, më 19 prill 2019, Bordi i RTK-së kishte votuar me 6 vota për dhe një kundër për kandidatin Ngadhnjim Kastrati për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm.

https://kallxo.com/ngadhnjim-kastrati-zyrtarisht-drejtor-i-pergjithshem-i-rtk-se/

www.kallxo.com