Arbërie Nagavci - Foto: KALLXO.com

Reagon Nagavci: Nuk Kam Pasur Bombola Gazi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara në media se ajo kishte mbajtur me vete bomobola gazi lotësjellës në Kuvend.

Në një postim në Facebook, Nagavci i quajti këto raportime të rrejshme dhe jo profesionale.

“Unë nuk kam pasur asnjë bombolë gazi. Portalet që publikojnë lajme të rrejshme mund të fitojnë klikime, edhe disa para, por s’kanë aspak etikë profesionale e as moral. Ju që po u shërbeni atyre që po shkatrrojnë këtë vend jeni po aq përgjegjës”, shkroi Nagavci

http://kallxo.com/edhe-8-deputete-te-vv-se-ne-listen-e-zeze-pas-gazit-lotsjelles/