Reagimi me plot gabime drejtshkrimore i Gani Thaçit
11.12.2018 - 12:17
Një reagim që Shefi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Gani Thaçi, u dërgoi sot mediave ishte i mbushur me gabime drejtshkrimore.
Gani Thaçi, njëherit vëllai i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj lajmeve se shoferi i tij është arrestuar për narkotikë.
Ai në reagimin e tij ka theksuar se Enis Qerka, punëtor i Byrosë së Sigurimeve, nuk ka qenë kurrë shofer i tij.
Megjithatë në letrën e tij me disa rreshta, Thaçi kishte arritur të gabojë edhe mbiemrin e tij duke e përdorur në dy raste shkronjën ‘q’ për mbiemër.
Më poshtë gjeni të renditura gabimet drejtshkrimore të Thaçit.
https://kallxo.com/reagon-gani-thaci-ndaj-familjes-sime-po-behet-fushate-denigruese/