Pallati i Drejtësisë - FOTO Fatrion Ibrahimi - KALLXO

Programi SMIL ‘gabon’ në lëndën e ish-gjykatësit Rafet Ismaili

 

Aktakuza e ngritur ndaj ish-gjykatësit Rafet Ismaili dhe ish-policit Blerim Gashi, të akuzuar për veprën penale ushtrim ndikimi, gabimisht i është ndarë nga programi SMIL gjykatësit që ka vendosur në procedurë paraprake.

Pasi që në muajin mars në gjykatat e Kosovës ka filluar të zbatohet shpërndarja automatike e lëndëve përmes programit SMIL, rezulton se i njëjti program nuk e njeh Kodin e Procedurës Penale.

Kjo ngase ky program lëndën për gjykim i kishte ndarë gjykatësit Arben Hoti, i cili ishte gjykatës në këtë çështje në fazën e paraburgimit.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, gjykatësi Hoti duhet të përjashtohet nga gjykimi i kësaj lënde, sepse ka vendosur në procedurë paraprake.

Kodi i Procedurës Penale thotë se marrja pjesë në gjykim e gjyqtarit që është dashur të përjashtohet përben shkelje esenciale të dispozitave procedurale.

Pasi që aktakuza është ngritur me 4 mars dhe seanca e parë duhet të mbahet brenda 1 muaji nga ngritja e aktakuzës, Kallxo.com është informuar se pikërisht kjo shpërndarje që ka bërë SMIL-i, seanca gjyqësore është caktuar me vonesë.

Fillimisht duhet zgjedhur gjyqtarin e pastaj ai cakton seancën e parë ku ish-gjykatësi Ismaili do të përballet me akuzën.

Në muajin shkurt dhe mars, Sistemi gjyqësor dhe prokurorial i Kosovës kanë filluar zbatimin e programit SMIL për shpërndarjen e lëndëve.

 

Lëndët gjyqësore do të ndahen në mënyrë automatike nga SMIL

 

Prokuroria lëndët do t’ia dërgojë Gjykatës në mënyrë elektronike