Qeveria rrit për 12 për qind buxhetin për arsim

Sot është shënuar një vjetori i fushatës “Për arsim më të mirë në Kosovë”, ku shumë fëmijë nga qytete të ndryshme të Kosovës kanë ardhur në kryeqytet për të festuar.

Peticioni me 124 mijë nënshkrime i ishte dorëzuar kryeministrit të Kosovës në korrik të këtij viti.

Peticionin e kanë nënshkruar mijëra mësimdhënës, nxënës, politikan, e i pari që e kishte nënshkruar këtë peticion ishte vet kryeministri, i cili u pati premtuar fëmijëve që do ta rriste buxhetin e Kosovës dedikuar për arsimim më të mirë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i pranishëm sot së bashku me përfaqësues të organizatës Giz, ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyci, e përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Haradinaj tha se ka rritur buxhetin e Kosovës dedikuar arsimimit për 12 për qind sa ka qenë për këtë vit.

“Kam lajme të mira për ju, e kemi vendosë arsimin si një nga mjetet kryesore të jetës sonë, qeveria ka ndarë 300 milionë euro për 12 për qind më shumë se sa në vitin 2018. Në komuna 185 milion euro, komunat e Kosovës kanë më shumë buxhet për 14 milionë më shumë, ka mbet me u bo edhe plan programet me u ndreq edhe me u largu partitë politike prej shkollave”, tha Haradinaj.

Boris Scharloëski, udhëheqës i projektit GIZ CDBE tha se është i lumtur që qeveria e Kosovës ka mbajtur fjalën për rritjen e buxhetit në arsim, por duhet ënde punë në mësimdhënës më të mirë dhe libra më të mirë për nxënësit në Kosovë.

“Ne kemi dashur të kemi mësim nxënie të mire dhe mësimdhënës të mirë, e këtu ne duhet të kemi libra të mirë, njëra për kërkesave tona ka qenë rritja e buxhetit për arsim dhe kemi marrë lajme të mira sepse buxheti është rritur për 12 për qind”, tha Scharlowski.

Scharlowski shtoi se nevojiten edhe ligje të mira për arsimin, ai u shpreh i lumtur se ka kaluar në kuvend ligji për inspektoratin e arsimit, dhe po pret që edhe ligji për tekstet shkollore të ketë mbështetjen e deputetëve.