Qeveria Haradinaj në njërën nga mbledhjet | Foto: ZKM

Qeveria kalon pronat e AKP-së në pronësi të tri komunave

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa kërkesa të komunave të Kosovës për tërheqje të disa pronave shoqërore nga privatizimi, që të njëjtat t`u kalojnë në pronësi Komunave.

Është miratuar kërkesa e komunës së Gjilanit për tërheqje nga privatizimi i Kombinatit Bujqësor-Industrial e që pastaj i kalon në pronësi të Komunës.

Edhe Komuna e Ferizajt ka përfituar duke u hequr nga privatizimi vendi i njohur si “Fushat” që ka qenë pronë e ish-Kooperativës Bujqësore.

Në Suharekë Komunës i ka kaluar ndërmarrja shoqërore IGK “Ballkan”.

Komunat tjera që kanë përfituar janë edhe ajo e Skenderajt, Deçanit, Hani i Elezit e Juniku.