Nga një mbledhje e qeverisë | Foto: KALLXO.com

Qeveria jep 326 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta

Për financimin e kërkesave të shoqatave të dala nga lufta Qeveria e Kosovës dha sot 326 mijë e 400 euro.

Propozimin e dha ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica. Ai t6ha se këto mjete nevojiten për rehabilitimin e familjarëve të kategorive të dala nga lufta.

Qeveria edhe më herët ka ndarë mjete për këto shoqata.