Qëllon Dritaren e Fqinjit Duke Gjuajtur Qentë

Policia e Rajonit të Ferizajt sipas një komunikate të saj arrestoi  41 vjeçarin me inicialet A.Z nën dyshimet se kreu veprat penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe posedim i paautorizuar i armëve.

I dyshuari ka pranuar veprën për të cilën dyshohet gjatë intervistimit në polici në prani të avokatit mbrojtës.

Në komunikatën e lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Ferizajt njoftohet se të njëjtit i është konfiskuar një pushkë automatike.