Foto: Ilustrim

Prokuroria: Polici dyshohet se e qëlloi veten

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, ka thënë për KALLXO.com se polici i plagosur sot me armë zjarri dyshohet se e ka qëlluar veten.

“Një polic në fshatin Brestovik të Pejës, dyshohet se e ka qëlluar veten. Këto janë pistat fillestare. Nesër pritet të dalim së bashku me Policinë me një komunikatë lidhur me këtë rast”, tha Kurmehaj.

Polici nga Peja aktualisht është në kujdes intensiv në QKUK.

Pak më parë KALLXO.com raportoi se polici është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas drejtorit të Kirurgjisë Torakale, Saudin Maliqi, polici ka dy plagë afër zemrës.

https://kallxo.com/polici-i-plagosur-ka-dy-plage-afer-zemres/

Sot gjatë ditës Policia e Pejës me anë të një komunikate për media ka njoftuar se rreth orës 9:45, ka pranuar informatë se në Spitalin Rajonal në Pejë është pranuar një person i plagosur me armë zjarri dhe pas dhënies së ndihmës në Emergjencë, për shkak të gjendjes së rëndë viktima është dërguar në QKUK.

https://kallxo.com/peje-plagoset-me-arme-zjarri-nje-polic/

www.kallxo.com