Prokuroria nesër vendosim për shoferin e minibusit që u aksidentua sot në Pejë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli tha për KALLXO.com se shoferi për shkak të gjendjes shëndetësore dhe me kërkesën e mjekut është kërkuar që sonte të qëndron në spital për trajtim, kurse nesër Prokuroria do vendos për ndalimin apo lirimin e tij.

Ai ka njoftuar gjithashtu që prokurorja kujdestare ka vizituar të lënduarit në spital.

Sipas Qavollit, minibusi ka qenë duke i bartur disa gra nga Ferizajit. Ai gjithashtu ka thënë për KALLXO.com se njëri nga pacientët për shkak të lëndimit në nofull ka hyrë në sallën e operimit.

Sot gjatë ditës një minibus është aksidentuar ku si pasojë janë lënduar 31 persona, por që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Policisë së Rajonit të Pejës shkaktari i aksidentit ka qenë shpejtësia e veturës.

http://kallxo.com/policia-shpejtesia-shkaktar-i-aksidentit-ku-u-lenduan-31-persona/

 

Spitali Rajonal i Pejës ka shapllur gjendje të jashtëzakonshme pas ardhjes së të lënduarve në spital.

http://kallxo.com/spitali-i-pejes-shpall-gjendje-te-jashtezakonshme-pas-aksidentit-te-autobusit/

KALLXO.com ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes ku është aksidentuar autobusi.

http://kallxo.com/fotografi-te-minibusit-ku-u-lenduan-24-persona/