FOTO nga vendi i ngjajres ku jane kryer bastisjet nga Policia Speciale - 20.12.2018 - KALLXO

Prokuroria arreston pesë persona, dy në arrati për fajde e krim të organizuar

Pesë persona janë arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerë po kërkohen përfshirë këtu edhe djali i ish- komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit.

Me anë të një njoftimit, Prokuroria Speciale sqaron se sipas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajde”, “detyrim” dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

“Prokuroria Speciale njofton se deri më tani, janë të ndaluar 5 persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin”, njofton prokuroria.

Prokuroria Speciale ka njoftuar edhe se pasi ta kenë raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së.

KALLXO.com raportoi për djalin e Sabit Gecit i cili po kërkohet nga policia dhe prokuroria.

https://kallxo.com/djali-i-sabit-gecit-ne-arrati/

https://kallxo.com/prokuroria-speciale-djali-i-sabit-gecit-i-dyshuar-per-fajde/

Gjithashtu KALLXO.com ka raportuar edhe për bastisjet e policisë në disa lokacione në Prishtinë.

https://kallxo.com/bastisja-afer-shtepise-se-gecit-per-fajde/