FOTO nga vendi ku eshte kryer bastisja nga Njesia Speciale e Policise se Kosoves - 20.12.2018

Prokuroria Speciale: Djali i Sabit Gecit i dyshuar për fajde

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha ka konfirmuar për KALLXO.com se njëri nga djemtë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit dyshohet për fajde dhe krim të organizuar.

“Dyshohen për fajde me kërkesë të prokurorit, është njëri nga djemtë e tij (Sabit Gecit). Me kërkesë të prokurorit special dhe me urdhëresë të gjykatës në Prishtinë është bërë bastisja”, tha prokurori Hoxha për KALLXO.com.

Mëngjesin e sotëm, policia ka ndërmarrë një aksion në disa lokacione në Prishtinë.

https://kallxo.com/bastisja-afer-shtepise-se-gecit-per-fajde/

 

Policia e Kosovës ka deklaruar për KALLXO.com se bastisjet janë duke u kryer me urdhër të Gjykatës në disa lokacione.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar,  bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore  të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të ju informojmë me detajet tjera”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

KALLXO.com kishte telefonuar edhe avokatin e Sabit Gecit, Haxhi Millakun.

Ai për KALLXO.com ka thënë se caku i policisë nuk ishte bastisja e shtëpisë së klientit të tij por e një komshiu.

https://kallxo.com/avokati-i-sabit-gecit-flet-per-bastisjen-nga-njesia-speciale-e-policise/

.