Gani Geci thotë se do ta ndërrojë mbiemrin shkaku i Sabit Gecit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka paralajmëruar se do ta ndërrojë mbiemrin.

Këtë paralajmërim ai e ka bërë për shkak të, siç ka thënë, ngatërrimit nga mediat të emrit të tij me atë të Sabit Gecit.

Reagimi i tij vjen pas operacionit të Policisë së Kosovës, e cila ka bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit, në kërkim të djalit të tij.

Për këtë arsye, Gani Geci ka thënë se do ta ndërrojë mbiemrin dhe do ta marrë atë të të parëve të tij, Bajraktari.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Gani Geci akuzon bashkëvendasin e tij, Sabit Gecin, për krime lufte.

KALLXO.com ka raportuar se është bastisur shtëpia e Sabit Gecit në Prishtinë.

https://kallxo.com/bastisja-afer-shtepise-se-gecit-per-fajde/

www.kallxo.com