Monedha euro - Foto: REL/AFP

Prizren- Zyrtarja e bankës has në para të falsifikuara

Një zyrtare e një banke në Prizren ka raportuar në polici se ka hasur në para të falsifikuara.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “William Woker” në Prizren.

Sipas policisë, ankuesja ka raportuar se gjatë numërimit dhe kontrollit të sigurisë së parave në bankë, ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Nuk raportohet për persona të arrestuar, derisa rasti po vazhdon të hetohet nga policia.