FOTO ILUSTRIM

Prizren, persona të dyshuar ia vodhën armën me 200 fishekë

Një armë gjuetie me leje dhe 200 fishekë janë vjedhur dje në një shtëpi në Prizren.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 20:00.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur armën nga shtëpia e tij dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore, por nuk raportohet për persona të arrestuar.

Rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime. Rasti nga policia po cilësohet si vjedhje e rëndë.