Ilustrim

Prizren - Merr flakë ora e rrymës elektrike, ia djeg një pjesë të shtëpisë dhe veturën prizrenasit

Një prizrenas ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura, ora e rrymës elektrike e vendosur në një shtyllë elektrike ka marrë flakë, e cila pastaj ka përfshirë një pjesë të kulmit të shtëpisë së viktimës.

Si pasojë e zjarrit, një kabllo e rrymës eklektike është këputur dhe ka rënë mbi një veturë e cila ishte pronë e këtij personi.

Policia ka njoftuar se njësitet relevante policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe një ekip i KEDS-it, kanë dalur në vendin e ngjarjes.

“Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raport të Policisë.