Ilustrim

Prizren, arrestohet një burrë, tjetri në arrati për vjedhje

Një grua ka njoftuar Policinë e Kosovës se në shtëpinë e saj kanë hyrë dy të dyshuar burra, të cilët kanë vjedhur orë dore, syze dielli dhe disa gjësende tjera me vlerë.

“Njësia policore ka arritur të arrestojë njërin prej të dyshuarve dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. I dyshuari tjetër ndodhet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.