Ilustrim

Prishtinë, burri rrahë bashkëshorten përkundër urdhërit mbrojtës

Një grua ka njoftuar policinë dje në orët e mëngjesit pas sulmit fizik që ka marrë nga bashkëshorti edhe pse ka pasur urdhër mbrojtës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbrojtje kurse viktimës i është dhënë tretmani mjekësor i nevojshëm.