Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

Prezantohet raporti dhe dokumentari 'Të moshuarit në Kosovë'

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), sot bënë prezantimin e raportit dhe shfaqjes së dokumentarit “Të moshuarit në Kosovë”, në Kinemanë ABC në Prishtinë.

Ky raport trajton gjendjen aktuale të të moshuarve në Kosovë dhe ka për qëllim vetëdijësimin e shoqërisë ndaj kujdesit të tyre, pjesë e popullsisë e shpërfillur për një kohë të gjatë nga shoqëria në përgjithësi.