Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Presidenti Hashim Thaçi ngushëllon për vdekjen e basketbollistit Gazmend Sinani

Pas vdekjes tragjike të basketbollistit të përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinanit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar të afërmit e viktimës.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet për familjen Sinani, Federatën e Basketbollit, miqtë dhe fansat e shumtë të përfaqësueses sonë”, ka shkruar Thaçi në një postim në llogarinë e tij zyrtare “Facebook”.

Përfaqësues i Kosovës në basketboll, Gazmend Sinani ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Gjakovë. Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.

Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli. Sinani ishte anëtar i kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA.

 

https://kallxo.com/vijne-reagimet-per-vdekjen-e-basketbollistit-27-vjecar-gazmend-sinani/

 

https://kallxo.com/basketbollisti-gazmend-sinani-vdes-ne-nje-aksident/

 

 

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-aksidentin-ku-vdiq-basketbollisti-27-vjecar-gazmend-sinani/