Prapaskenat e luftës speciale ndaj Gylenistëve
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka dhënë detaje për raportin e hetimit të hartuar nga Institcionit i Avokatit të Popullit për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Jashari ka dhënë detaje për formën e deportimit dhe konstatimet e nxjerra nga Avokati i Popullit për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe konventave europiane.
Ai, po ashtu, ka folur për mundësitë e hapjes së hetimeve penale dhe përgjegjësinë e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në deportimin e shtetasve turq.
Hilmi Jashari ka sqaruar vlerësimin e Avokatit se në këtë rast ka pasur ekstradim e jo deportim.
Duke folur për përgjegjësinë ai ka nënvizuar se Prokuroria e Shtetit duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme për hetimin e asaj çfarë ka ndodhur.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni të premten nga ora 22:20, në RTK dhe LIVE në KALLXO.com.