Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Policia Zë Hajnat në Flagrancë

Katër persona janë arrestuar pasi janë zënë në flagrancë duke vjedhur nga një veturë.

Në raportin ditor të policisë, thuhet se në Rrugën “Petrit Bytyçi”, në Prizren, policia ka arritur që t’i zë në flagrancë katër personat duke vjedhur gjësende nga një veturë.

Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarve policia ka arritur që të gjejë tri bateri dhe një radio.

Katër të dyshuarvw u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar në lidhje me arrestimin e personave për vjedhje.

http://kallxo.com/video-hajnat-duke-vjedhur/

http://kallxo.com/identifikohen-dhe-arrestohen-hajnat-e-dyshuar/