Ilustrim

Policia: Predha e Luftës së Dytë Botërore gjendet në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një mjet i dyshuar, predhë e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:02.

Sipas PK-së, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur skaj rrugës ka vërejtur një mjet të dyshuar.

“Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i deminimit ‘EOD’ nga FSK-ja dhe KFOR-i, kanë identifikuar mjetin e dyshuar, predhë e mbetur nga lufta e dytë botëror, e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt duke e marre me vete”, vijon njoftimi i policisë.