Policia Jep Detaje për Vrasjen në Obiliq

Policia e Kosovës ka ofruar detaje rreth rastit të vrasjes që ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në fshatin Babimofc të Obiliqit.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia thotë se është arrestuar i dyshuari, i cili me armë zjarri dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën.

Vrasja dyshohet sipas dëshmitarëve të jetë aksidentale.

Njësiti hetimor në vend ngjarje ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me tre fishekë dhe një gëzhojë.

Rastit iu kanë përgjigjur gjitha njësit relevante policore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti mbetet nën hetime.